Këshilli i Investimeve,Rama: Jo më
gjoba elektorale, ligj i ri për biznesin

Këshilli i Investimeve,Rama: Jo më<br />gjoba elektorale, ligj i ri për biznesin
Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se ka iku koha kur qeveria vendoste gjoba elektorale për biznesin. Duke folur për Këshillin e Investimeve, një bashkëpunim dhe me BERZH shefi i qeverisë tha se në këto 18 muaj nga 720 milion dollarë borxhe që kishte qeveria ndaj biznesit sot 300 milionë janë larë. Rama theksoi se paraja po shkon tek i zoti. 

“Krijimi i këtij Këshilli Investimesh është një moment i rëndësishëm në një përpjekje të filluar 18 muaj më parë për të adresuar problematikën e të bërit biznes në Shqipëri. Ne kemi një eksperiencë mjaft poizitve, eksperincën e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku janë krijuar kushtet për një bashkëveprimm me biznesin në mënyrë që të adrejsomë sa më drejt zgjedhjen e problemeve të ekonomisë sonë. Në këto 18 muaj mund të themi se kemi bërë jo pak për të transformuar hapësirë e të bërit ekonomi nga një hapësirë mbytëse e arbitrariteti në një hapësirë bashkëveprimi. Nga ana tjetër ne sot jemi dëshmitarë të faktit se nëse 18 muaj më parë morrëm një tashëgimi të rëndë në raportet mes qeverisë dhe sipërmarrjes, ku pika më domethënëse ishte barra prej 720 milionë dollarë borxhe që qeveria i kishte sipërmarrjes, më shumë se sa 5% të GDP. Sot jemi në kushtet ku mund të themi se jo vetëm 300 milionë dollarë janë kthyer mbrapsht dhe pjesa tjetër është në këtë rrugë, kthimi i parave tek i zoti”, deklaroi Rama. 

Kryeministri njoftoi dhe për një ligj të ri për biznesin, i cili sipas tij do të kalojë në javët që vijnë në Kuvend. Rama tha se janë diskutimet e fundit për këtë ligj, që do hap një kapitull të ri të të bërit binzes në Shqipëri.  

“Edhe sistemi i funksionimit të marrëdhënieve  mes qeverisë dhe biznesit ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Sot kemi një rimbursim transparent të TVSH që ka lehtësuar veprimtarinë e sipërmarrjes. Nga ana tjetër ne kemi vepruar dhe më shumë se kaq, për të krujar një marrëdhënie të re besimi dhe ndërveprimi me sipërmarrjen duke i zhbërë të gjitha gjobat me natyrë elektorale. Ka triumfuar rruga e ligjit dhe arsyes jo rruga e të shkuarës ku nevoja imediate e pushtetit bënte ligjin mbi sipërmarrjen. Këshilli i Investimeve është një krijesë e re për të krijuar një mekanizëm që falë mbështetjes se BERZH do na japë mundësi të adrsojmë drejtpërdrejt problemet e sipërmarrjes e të kërkojmë bashkë zgjidhjet për të lehtësuar procesin e investimit. Në javët në vijim Kuvendi do miratojë ligjin e ri të investimeve që është një bazë e re që zgjeron hapësirë dhe lirinë e të investuarit dhe rrit parashikueshmërinë në procesin e investimit dhe shteti jep mbështetje për investitorët. Jeni në diskutime për të detajuar çdo element të këtij ligji të ri dhe jemi të bindur që do kemi një kapitull të ri”, deklaroi Rama. Fjala e Kryeministrit Rama në Këshillin e Investimeve

Rousso: Shqipëria është vendi i parë që BERZH do të asistojë në këtë sektor
Ndërsa , Drejtori i Përgjithshëm për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Partneritetin i BERZH, u shpreh gjate fjalës së tij se, “Shqipëria është vendi i parë që BERZH do të asistojë në këtë sektor”. “Në vitin 2014 kemi parë të gjitha përmirësimet dhe ecuriën e Shqipërisë në fushën e ekonomisë. Nevojitet parneritet i shteti me sektorin privat për të përballuar sfidat. Këshilli i Investimve do të sigurojë më shuëm dialog në sektorin privat, do të ofrojë ekspertizë dhe do të ndjekë hapa pas hapi ecurinë e reformave”, tha Rousso. Sipas tij qeveria shqiptare nëpërmjet aksionit të saj po tregon angazhim që ka edhe në rrugën drejt integrimit europian”. 

Alan Rousso



Ahmetaj: Do të jetë zëri i biznesit pranë qeverisë
Dita e sotme është finalizimi i angazhimit të drejtpërdrejtë të qeverisë shqiptare dhe BERZH-it përgjatë vitit të shkuar, me qëllim ngritjen e një platforme të re për dialog dhe ofrimin e alternativave dhe mekanizmave ligjorë proceduriale dhe praktike, me qëllim të vetëm përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në vend. Ne sapo përfunduam mbledhjen e parë të punës, me anëtarët e Këshillit të Investimeve, i cili tashmë konsiderohet i konstituar. Këshilli do të mblidhet rregullisht për të trajtuar çështjet e dakordësuara me biznesin. Është rënë dakord dhe për një axhendë për vitin 2015. Këshilli i Investimeve do të jetë zëri i biznesit pranë qeverisë dhe jemi të bindur se dhe me mbështetjen e vazhdueshme të BERZH dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare që na asistojnë do të shërbejë si një pikë e mirë referimi dhe orientimit për politikat, nismat dhe reformat e qeverisë në të ardhmen”.

ahmetaj

Shqipëria krijon Këshillin e Investimeve me ndihmën e BERZH
Këshilli i Investimeve të Shqipërisë, është një institucion që ka si qëllim zhvillimin e dialogut publik privat dhe nxitjen e veprimtarisë konkrete për përforcimin e klimës së biznesit në vend.Këshilli është një platformë e krijuar nga autoritetet Shqiptare me mbështetjen e BERZH për të intensifikuar dialogun ndërmjet qeverisë dhe sektorit privat, përmirësimin e klimës se biznesit dhe promovimin e një qeverisje të mirë. Puna e Këshillit mbështetet nga Sekretariati, një organ i pavarur i përberë nga profesionistë të përzgjedhur e kontraktuar nga BERZH për t’u angazhuar direkt me komunitetin e biznesit. Financimi fillestar i Sekretariatit është siguruar nga Italia. Këshilli i Investimeve luan një rol të rëndësishëm në zbatimin e objektivave të përcaktuara në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga Presidenti i BERZH Sir Suma Chakrabarti dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në shkurt 2014. Shqipëria është shteti i parë që ka aderuar në Nismën për Klimën e Investimeve dhe Qeverisjen. Me pas, BERZH ka nënshkruar Memorandume Mirëkuptimi me Moldavinë dhe Serbinë si edhe Nismën Anti-Korrupsion me qeverinë e Ukrainës. Që nga fillimi i veprimtarisë së saj ne Shqipëri, BERZH ka investuar rreth 1 miliard euro në afërsisht 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare