Këshilli i Mandateve rrëzon kërkesën
e PD-së për heqjen e mandatit të Sulit

Këshilli i Mandateve rrëzon kërkesën<br />e PD-së për heqjen e mandatit të Sulit
TIRANË - Këshilli i Mandateve, Rregullores dhe Imuniteteve nuk ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për ndërprerjen e mandatit të deputetit socialist Rakip Suli, për përfitim të fondeve publike nga OSHEE.  Sipas demokratëve, djali i deputeti Suli i ka dhënë me qira një godinë OSHEE-së, duke shkelur kështu parimin e papajtueshmërisë së deputetit, e sanksionuar në Kushtetutë. Ne emër të opozitës, Arben Ristani dhe Eduard Halimi thanë se tashmë marrja e para publike nga deputetët është kthyer në fenomen.

“S’ka ndodhur në 25 vite që deputetët e parlamentit me leje të kryeministrit të marrin miliona nga fondet publike. Ky është fenomen. Ka patur një rast në 20 vjet deri në 2008 ka qenë Ilir Beqaj, u turrën deputetët e majtë ta mbronin. Gjykata Kushtetuese e  tha qartë deputeti nuk mund të marrë fonde publike me xhaketën e vet,” tha Halimi. Ristani lexoi edhe një herë kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të Sulit, pasi sipas tyre ai është në shkelje të ligjit dhe kushtetutës pasi ka përfituar para nga fondet publike.

“Për ne deputeti është në konflikt të pastër interesi. Ka vetëm një përpjekje për ta mashtruar ligjin duke kaluar firmën nga vetja tek i biri. Është në shkelje të kushtetutës dhe të ligjit dhe për këto kushte duhet të vendoset mbarimi i mandatit të tij dhe çështja ti kalojë Gjykatës Kushtetuese”-tha Ristani. Vetë deputeti socialist i Tiranës, Rakip Suli nuk u paraqit në mbledhje, por u përfaqësua nga avokati i tij Aranit Roshi. Avokati tha se deputeti nuk ka lidhje me shoqërinë tregtare Aurora Grup e cila ka lidhur kontratën e qiradhënies me OSHEE, pasi ortak është djali i tij. Sipas tij,  deputeti Suli hoqi dorë nga biznesi para marrjes së mandatit.

“Veprimi juridike ka ndodhur shumë më vonë dhe për më tepër ka ndodhur me një shoqëri tregtare dhe nuk ka qenë shoqëri publike. Rakip Suli hoqi dorë nga biznesi para mandatit. Nuk mund të pretendohet se ka një konflikt interesi kur për të njëjtin objekt më përpara ka pasur një qera më të lartë. Kjo në thelb lidhet me themelin e çështjes që do t’i nënshtrohet Gjykata Kushtetuese”-tha avokati Roshi. Në përfundim, Këshillit i Mandateve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të çuar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, mandatin e deputetit Rakip Suli.

Për rrjedhojë, kërkesa e PD-së do të shqyrtohet në Kuvend, ku edhe do të votohet nëse do t’i hiqet apo jo mandati Sulit.  Në dalje të mbledhjes, Arben Ristani tha se PD do të vijojë procedurën për të bërë të mundur heqjen e mandatit të deputetit, duke e çuar atë në Gjykatën Kushtetuese.

“Këshilli i Mandateve kërkon që të mos e shqyrtojë Gjykata Kushtetuese mandatin e Rakip Sulit, por ne do vazhdojmë betejën për heqjen e mandatit pasi ka përfituar fonde publike nga OSHEE”, tha Ristani. Fakti që kërkesa e PD-së për shqyrtimin e mandatit të Sulit, u mor në shqyrtim pas 3 muajsh, u cilësua e pajustifikueshme nga Eduart Halimi. Sipas tij, Kuvendi po përpiqet të mbrojë deputetin Suli, ashtu siç bëri me deputetin Kokëdhima dhe Valentina Leskaj.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot