Këshilli i Qarkut të Vlorës ka shkurtuar organikën e saj me 14 punonjës nga 44 që ishin më parë. Kreu i këshillit shprehet se shkuritmi i 30 punonjësve është për arsye të shkurtimit të buxhetit. Kreu Danaj shpjegon se punonjësit e shkurtuar do t'u gjenden hapësira te projektet që do zbatohen në këtë qark.

Këshilli i Qarkut të qytetit bregdetar të Vlorës tashmë do të ketë në organikën e tij 14 punonjës nga 44 që ishin më parë. Ky lajm është bërë i ditur në mbledhjen e fundit për këtë vit të Këshillit të Qarkut.

Kreu i Këshillit të Qarkut Vlorë, Sadrit Danaj në mbledhje u shpreh se shkurtimi i 30 punonjësve aktualë është bërë për arsye të shkurtimit të buxhetit për këtë institucion nga buxheti i shtetit. Kreu Danaj shpjegon dhe strukturat e tanishme dhe numrin aktual të punonjësve.

"Struktura e qarkut pëson një ndryshim i cili për nga numri , nga 44 që ka qenë shkon në 14. Ky ndryshim vjen për arsye të miratimit të buxhetit të shtetit ku grandi ku është akorduar qarkut të Vlorë i është akorduar qarkut të Vlorës është i kushtëzuar për përdorimin e fondit të pagave."- tha Sadrit Danaj, Kreu i Këshillit të Qarkut Vlorë.

Ndërkohë për punëtorët e shkarkuar kreu i Qarkut Vlorë ka bërë me dije se do të gjenden hapësira të tjera, konkretisht në projektet që do të zbatohen në këtë qark.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)