Këshilli i RTSH, Peza: Opozita 24 
orë kohë për t’u bërë pjesë e procesit

Këshilli i RTSH, Peza: Opozita 24 <br />orë kohë për t’u bërë pjesë e procesit
TIRANE - Me apo pa opozitën Komisioni parlamentar i Medias do të nisë ditën e martë punën për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar. Nënkryetari Alfred Peza i bëri sërish thirrje minorancës të bëhet pjesë e procesit për të zgjdhur ngërçin në Këshillin Drejtues të RTSH-së. Që prej vitit 2011, 6 anëtarëve dhe kryetarit i ka mbaruar mandati, ndërsa 4 të tjereve u ka përfunduar në vitin 2012 duke shkaktuar në këtë këshill vakanca dhe mosfunksionim të institucionit .
 
Nga 57 kandidatë për Këshillin drejtues të RTSH, entit kryesor publik mediatik në vend, 24 i eleminon mazhoranca ndërsa 23 i eleminon opozita e më pas 5 antarë mbështëtën nga kjo e fundit dhe 5 të tjere nga shumica qeverisëse, të dhjetë këta përbëjnë bordin e Këshillit të RTSH. Por nëse sërisht opozita ashtu si në procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të Autoritet të Medias Audiovizive  nuk pranon të bëhet pjesë e procesit, mazhoranca do të cojë në parlament për votim vetëm 5 antarët e saj duke i lenë vakante vendet e opozitës deri sa ajo të sjellë antarët e mbështetur prej saj.
 
10 anëtarë zgjidhen nga Kuvendi për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rizgjedhje vetëm një herë. Anëtari i njëmbëdhjetë, njëkohësisht kryetar i Këshillit Drejtues, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit. Në këtë post drejtues zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me votim të fshehtë nga Këshilli Drejtues për një periudhë 5-vjeçare ndërmjet jo më pak se 2 kandidaturave. Përzgjedhja e kandidaturave bëhet nga Këshilli.

Kur ka mbaruar mandate i Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH

Kryetarit Agron Tufa i ka mbaruar mandate më 28.7.2011

Zv/kryetarit Gjergj Xhuvani më 28.7.2011
Anëtarit Ilir Nikolla më  28.7.2011
Anëtarit Marjan Brakaj më 28.7.2011
Anëtarit Besnik Dizdari më 28.7.2011
Anëtarit Fatmir Braka më 28.7.2011
Anëtarit Artan Minarolli më 28.7.2011

Anëtarit Fatmir Toçi do t’i mbaronte mandate më 24.09.2012, por ai ka dhënë dorëheqjen pas u zgjodh deputet në vtin 2009
Anëtarit Robert Rakipllari më 24.09.2012
Anëtarit Petrit Ymeri më 24.09.2012
Anëtarit Lorenc Vangjeli më 24.09.2012
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë