TIRANE - Komisioni parlamentar i Medias vijoi sot procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, ku u skualifikuan 4 kandidatë. Të skualifikuarit në mbledhjen e sotme të komisionit nga lista prej 57 kandidatësh për Këshillin Drejtues të RTSH-së janë Ilir Nikolla, Anilda Sefgjini, Shefqet Bruka si dhe Entela Kasi.
Pavarësisht thirrjes së bërë nga nënrkyetari i komisionit Alfred Peza në drejtim të opozitës që të bëhet pjesë e procedurave për zgjedhjen e bordit drejtues të RTSH-së, sërish deputetët demokratë kanë vijuar bojkotin parlamentar.
Ditën e djeshme nënkryetari Peza i bëri apel opozitës se ka vetëm 24 orë kohë për tu bërë pjesë e këtij procesi dhe për të përzgjedhur 5 kandidatët e saj për në bordin e RTSH-së, ose në të kundërt, mazhoranca do të çojë në Kuvend 5 emrat e saj, duke lënë kështu vakante emrat e demokratëve.
Komisioni i Medias ka nisur përzgjedhjen një e nga një të kandidatëve për në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Kjo pasi që prej vitit 2011, 6 anëtarëve dhe kryetarit i ka mbaruar mandati, ndërsa 4 të tjereve u ka përfunduar në vitin 2012 duke shkaktuar në këtë këshill vakanca dhe mosfunksionim të institucionit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Këshilli i RTSH, Peza: Opozita 24 orë kohë për t’u bërë pjesë e procesit