Këshilli i shtetit Italian i ka dhënë dritën jeshile interkonjeksionit të energjisë elektrike Itali-Shqipëri, shkruajnë mediat italiane.

Me vendimin nr.3759/17 gjyqtarët kanë zgjidhur përfundimisht  cështjen e cila prej disa vitesh  kishte vendosur përballë  zonën e Polignano a Mare, komunën Casamassima, ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe kompaninë Enel Grup. Ky projekt synon të përmirësojë rrjetin  e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Projekti, i ndërmarrë nga Enel parashikon në mënyrë të vecantë  punimet në thellësi të Adriatikut, mes Shqipërisë dhe brigjeve pulieze. Projekti përfshin shtrirjen e një kablli elektrik me synim përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Disa pika kyçe që dalin nga gjykimi.

Para së gjithash, thuhet se komponentët e ndryshëm të projektimit (hedhjen e gypit kabllor dhe ndërtimin e stacionit converter) nuk mund të ndahen.

Pastaj ata qartësuan kufijtë e nevojës së VNM (vlerësimit të ndikimit në mjedis) kombëtare, në krahasim me sistemet e furnizimit me energji elektrike.

Vendimi më së fundi parashikon se të gjitha modifikime që mund të bëhen nuk do të prekin projektin origjinal.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com