Deputetja ePD-së, Flutura Açka ka folur pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku tha se procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së do të vijojë. Sot në mbledhje janë zgjedhur 8 anëtarët e komisionit zgjedhor. E pyetur lidhur me bojkotin e 17 deputetëve në Këshill mes tyre edhe Bardhi, Açka u shpreh se është e drejta e tyre.
“Çdo anëtar i këshillit kombëtar ka të drejtë të mendojë edhe ndryshe në PD. Njerëzit kanë të drejtë të thonë mendimet e tyre. Vendimet e shumicës duhet të zbatohen”, tha Flutura Açka.
E pyetur për mungesën e sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi në këtë mbledhje, Açka tha se “sekretari i përgjithshëm kërkoi vetë të mblidhet këshilli kombëtar. Si njeri që e dua dhe e çmoj shumë do të doja të ishte në mbledhje. Refuzimi i tij nuk nënkupton që PD e ka luksin të humbë qoftë edhe një anëtar të thjeshtë”.
Lajmi kryesor:
Zgjedhja e kryetarit të ri, Këshilli Kombëtar i PD ngre Komisionin Zgjedhor! Bardhi e 16 deputetë e bojkotojnë: Mbledhja ilegjitime
