Këshilli për Frrokun, PD: Mos ta
drejtojë Meta, ka konflikt interesi

Këshilli për Frrokun, PD: Mos ta<br />drejtojë Meta, ka konflikt interesi
TIRANE - Partia Demokratike i ka drejtuar një kërkesë dje Kuvendit të Shqipërisë ku kërkon që kryeparlamentari Meta të mos drejtojë Këshillin e Mandateve për çështjen “Frroku”. Këtë kërkesë e ka bërë publike dje deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi i cili tha se Meta nuk duhet te drejtoje mbledhjen ku do te vendoset per arrestimin ose jo te Frrokut per llogari te drejtesise belge. Sipas Halimit, kreu i Kuvendit ka konflikt interesi ne kete ceshtje per shkak te ceshtjes tjeter qe Frroku ka me drejtesine shqiptare, e ku emri i Metes u perfol si porosites i nje atentati, qe sipas hetimeve rezultoi i sajuar, ndaj deputetit Tom Doshi dhe demokratit Mhill Fufi.

“Drejtimi i këtij këshilli nga Ilir Meta, në procesin e shqyrtimit të arrestimit ndaj deputetit Mark Frroku që cilësohet prej organit të akuzës si dëshmitar kyç në çështjen Doshi-Meta, përbën pa as më të voglin dyshim një konflikt të hapur interesi, fakt ky i pranuar publikisht dhe nga Ilir Meta. Për këtë arsye, shkresën e kemi dorëzuar që ditën e sotme duke i krijuar mundësinë mazhorancës që të marrë masat e duhura për zhvillimin e seancës së nesërme dëgjimore, me një drejtues tjetër të këtij këshilli dhe jo Ilir Metën, dhe për të dëshmuar para qytetarëve një proces të rregullt, ligjor dhe transparent në prani të mediave”, tha Halimi. 
 
Më poshtë deklarata e plotë e Eduard Halimit
 
Tre deputetët e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullores, mandateve dhe imunitetit i kanë dërguar sot një letër Kuvendit, duke  kërkuar që ky këshill ditën e nesërme të mos kryesohet nga Ilir Meta.
Nesër ky keshill do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Pergjithshme për arrestimin e deputetit Mark Frroku, por është fakt i njohur botërisht se Mark Frroku është dëshmimtari kyç ne çështjen tjetër që është në hetim, për vrasjen e ngelur në tentative të dy deputeteve të Parlamentit, njëri i PS dhe tjetri i PD, ku si i akuzuar i drejpërdrejtë është vetë Ilir Meta.
Drejtimi i këtij këshilli nga Ilir Meta, në procesin e shqyrtimit të arrestimit ndaj deputetit Mark Frroku që cilësohet prej organit të akuzës si dëshmitar kyç në çështjen Doshi-Meta, përbën pa as më të voglin dyshim një konflikt të hapur interesi, fakt ky i pranuar publikisht dhe nga Ilir Meta.
Partia Demokratike përsërit qëndrimin e saj koherent gjatë 10 viteve të fundit,  se për PD, për deputetet e saj, është e paimagjinueshme të pengojë ecurinë e kërkesës së prokurorisë për të zhvilluar hetime ndaj çdo deputeti. Për këtë arsye, shkresën e kemi dorëzuar që ditën e sotme duke i krijuar mundësinë mazhorancës që të marrë masat e duhura për zhvillimin e seancës së nesërme dëgjimore, me një drejtues tjetër të këtij këshilli dhe jo Ilir Metën, dhe për të dëshmuar para qytetarëve një proces të rregullt, ligjor dhe transparent në prani të mediave.
Çdo devijim nga standardet e ndjekura deri tani gjatë këtyre 10 viteve, përfshi dhe seancat e javës së kaluar në këtë këshill, do të kompromentonte rëndë veprimtarinë parlamentare në përgjithësi dhe atë të këshillit të rregullores, mandateve dhe imuniteteve në veçanti.
Po ashtu, grupi parlamentar i PD ka kërkuar plotësimin e vendit vakant të opozitës në këtë këshill, në mënyrë që përbërja ditën e nesërme të jetë e plotë, siç kërkohet ekzaktësisht nga neni 13 i Rregullores së Kuvendit, në numra të barabartë deputetesh, të mazhorancës po aq dhe të opozitës.

kerkesa e pd

kerkesa e pd

(Kërkesa që PD ka dorëzuar për Metën)

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve