Këshillin Bashkiak
i Tiranës, beteje deklaratash

Këshillin Bashkiak<br />i Tiranës, beteje deklaratash
Luftë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, një ditë pas miratimit të pr/buxhetit për vitin 2012. Me votimin e djeshëm mund ti quajmë të hapura lojërat në “arenën/bashkinë” e Tiranës. Gladiatorët e bashkisë nuk po e kursejnë arsenalin në dispozicion të tyre, me deklarata që fluturojnë në të gjitha anët.

Këshilltarët e koalicionit të majtë kanë reaguar menjëherë pas deklaratave të nënkryetares së bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku, e cila kritikoi ashpër këshilltarët e këtij koalicioni, duke thënë se ata po punojnë kundra zhvillimit të Tiranës.

“LUL TABAKU shpall axhendën politike të Lulit, luftë këshilltarëve që përfaqësojnë qytetarët e Tiranës. Luli nuk e lë kryeqytetin të qetë as në ditët e fund vitit.

Dje në mesnate Luli ka kryer një akt të paprecedente. Vendimit për nënparkimin te sheshi italia për të cilën tha se do i heq pikën 1 që detyronte këshillin të votonte me 3/5, pra dhe me votat e opozitës duke e kaluar këte vendim monopolist me votat e tij” ishte reagimi i këshilltarëve të majtë.

DEKLARATA E JORINDA TABAKUT
Nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku kritikoi ashëpr këshilltarët e PS në Këshillin Bashkiak një ditë pas votimit të projektbuxhetit të vitit 2012.

“Kryetari i Bashkisë falenderon të gjithë qytetarët për kontributin e dhënë në shqyrtimin e buxhetit 2012-të. Siç e dini buxheti i këtij viti u miratua mbrëmë vetëm me votat e mazhorancës , ndërsa opozita votoi kundër tij, duke dalë kundër zërit të qytetarëve. Konflikti politik ka penguar për shumë kohë progresin. Ka ardhur koha që çdo anëtar i këshillit bashkiak të zgjedhë vetë cilën rrugë do të ndjekë, nëse do investojë në të mirë të Tiranës apo jo. Buxheti 2012 krijon bazat për një Tiranë europiane dhe më të zhvilluar si dhe kushte më të mira për qytetarët”- tha Tabaku.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron