Këshilltarët e PD debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kërkojnë shkarkimin e Veliajt, nuk lejojnë kolegen e tyre të betohet

TIRANE-  Këshilli Bashkiak i Tiranës u mblodh për herë të parë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Por ndonëse i mbledhur për çështje që kishin të bënin me përfitimet nga programet sociale dhe ndihma financiare për qytetarët e Tiranës, mbledhja nuk kaloi pa debate dhe përplasje.

Shkak u bënë këshilltarët e opozitës të cilët nuk lejuan mbledhje normale duke kërkuar me ngulm të marrin fjalën për të sjellë çështjen e Veliajt në Këshillin Bashkiak. Pikërisht kërkesa e tyre për të diskutuar arrestimin e kryebashkiakut, bëri që mbledhja të ndërpritej një herë e me kthimin sërish, rendi i ditës të votohej pa diskutime. 

Më herët, nga selia e PD, këshilltarët e opozitës njoftuan se do të kërkojnë në Këshillin Bashkiak mocion me debat për shkarkimin e Veliajt.

Por Këshilli Bashkiak nuk ka asnjë kompetencë për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë. Shkarkimi, vjen vetëm nga qeveria kur ai kryen shkelje të rënda të kushtetutës ose ligjeve dhe kur dënohet me vendim të formës së prerë. Këshilli Bashkiak mund ta propozojë shkarkimin kur kryetari nuk paraqitet në detyrë për 3 muaj rresht.

Debatet në mbledhjen e sotme të Këshilltarëve Bashkiakë penguan edhe vetë betimin e koleges së tyre, Kejda Kaceli, e cila do të merrte mandatin e lënë nga i ndjeri Arben Tafaj.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete