Këshilltari i PSD-së së Tom Doshit në Këshillin Bashkiak të Elbasanit, depozitoi në Prokurori një kallzim për Prefektin e Qarkut Ali Mysliu, Kryetarin socialist të Këshillit dhe disa anëtarë të majtë.
Erion Murataj pretendon se më 10 qershor, në mbledhjen e këshillit janë falsifikuar firmat për të kaluar vendimin për rritjen e çmimit të ujit në Elbasan.
“Sot jam drejtuar Prokurorisë së Rrethit Elbasan dhe do ti drejtohem edhe SPAK lidhur me krimin e shëmtuar që është bërë në kurriz të Elbasanit për rritjen e tarifave të ujit të pushëm. Disa njerëz pa ndërgjegje duan që të rrisin tarifën e ujit të pijshëm, por kjo gjë nuk dot të ndodh sot është mbajtur premtimi që i premtova qytetarëve. Personat përgjegjës do të përballen në bankën e të akuzuarve si falsifikator dhe si njerëz që kanë shpërdoruar detyrën dhe besimin e qytetarëve të Elbasanit”, tha ai.
Ky tipi mashtrues i lindur del pa pike turpi perseri per karriere mderkohe i ka letrat e inceneratorit te hapura. Ky llumi ben si politikan i larte nderkohe vetem mashtron dhe vjedh.o roni o zari ilir metes qe hidhesh nga njera dege ne tjetren.
Përgjigju