TIRANE - Mediat e shkruara kanë publikuar sot një lajm në të cilin njoftonin për vendosjen e një ashensori në godinën e selisë së Kuvendit ku sipas tyre kjo do të ishte në shërbim të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Por i menjëhërshëm ka qenë reagimi i zëdhënësit të kryetarit Ilir Meta, Emiljano Aleksi i cili përveç sqarimeve se përse do të vendoset ky ashensor ka ironizuar PD duke thënë se Ilir Meta ka ende objektiva për të arritur në reduktimin e peshës së tij dhe se nuk preferon që të përdorë ashensorin.
Sipas Aleksit qëllimi për të cilin vendoset ky ashensor është që të krijohen kushtet e përshtatshme për aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara për të takuar ët zgjedhurit e tyre si dhe për të qenë pjesëmarrës në Komisionet Parlamentare.
Reagimi i plotë i Emiljano Aleksit për ashensorin
Kuvendi i Shqipërisë lidhur me lajmin e publikuar sot ne organin zyrtar të Partisë Demokratike (RD), për publikimin e një prokurimi për ashensorin në ambientet e Kuvendit sqaron;
Ashensori do të vendoset në pjesën e godinës së Kryesisë së Kuvendit ku janë të vendosura zyrat e deputeteve.
Qëllimi i vendosjes së këtij ashensori është zbatimi i legjislacionit në fuqi për krijimin e të gjitha kushteve të përshtatshme për aksesushmërinë e personave me aftësi të kufizuara të cilët zhvillojnë takime me të zgjedhurit e tyre, apo mund të jenë pjesëmarrës ne mbledhjet e Komisioneve të Kuvendit
Prokurimi i shpallur nga Kuvendi për këtë ashensor nuk ka asnjë lidhje me ambientet që janë në funksion të Kryetarit të Kuvendit. Për më tepër Kryetari i Kuvendit ka ende objektiva për të arritur në reduktimin e peshës dhe nuk preferon përdorimin e ashensorit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com