TIRANE- Këshilltari i Presidentit të Republikës, Ylli Asllani shkel ligjin duke braktisur punën e tij për aktivitetet e Partisë Demokratike. Kjo bie në kundështim edhe me vetë deklaratë ne bërë nga kreu i shtetit Bujar Nishani, i cili vetëm dy ditë më parë theksoi se aktivitetet politike të këshilltarëve të tij janë pjesë e jetës së tyre private dhe se ata duhet vetëm të zbatojnë detyrat që i parashikon ligji. Shkelja më flagrante e bërë nga Ylli Asllani është fakti se ai la detyrën e tij në presidencë, dmth shkeli orarin zyrtar të punës dhe shkoi për të organizuar një takim me bazën e partisë në qytetin e Fierit, qytet në të cilin është deleguar për të drejtuar të gjithë procesin zgjedhorë brenda PD-së.

Shkelja
Lajmi për shkeljen e ligjit u bë i ditur nga vetë baza e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit. Në një postim në faqen e tyre në “facebook”, ditën e hënë në datën 3 shkurt, thuhet se në orën 16:00, i deleguari i PD-së, Ylli Asllani organizoi një takim me bazën e PD-së në këtë qytet. Kësisoj, mesa duket vetë baza e partisë e ka tradhtuar këshilltarin e presidentit, duke i publikuar atij edhe shkeljen e ligjit, gjë e cila ra në kontradiktë edhe me deklaratën e bërë nga Bujar Nishani.

“Nën drejtimin e z.Ylli Asllani i mandatuar si i deleguar për Degën e Partisë Demokratike Fier është zhvilluar sot ora 16:00 mbledhja me strukturën drejtuese si edhe ndarja e grupeve të punës për çdo grupseksion”,- thuhet në njoftimin e PD dega Fier në rrejtin social “facebook”. Pavarësisht se në pamjet të parë duket se këshilltari është jashtë orarit zyrtarë, sipas të gjitha përllogaritjeve të bëra duhet të paktën 2 orë për të udhëtuar nga Tirana në drejtim të qytetit të Fierit, çka do të thotë se Ylli Asllani la detyrën e tij dhe kushtet e vendosura në ligj për t’i dhënë më shumë prioritet aktivitetit të tij partiak.

Kësisoj mesa duket, Presidenca që karakterizohet si një insitucion i pavarur, është kthyer në bazën e militantëve të PD-së pasi krahas Ylli Asllanit, edhe këshilltari tjetër i presidentit, Gjergj Lezhia, është gjithashtu i deleguar i PD-së për të organizuar zgjedhjet e brendshme në strukturat e Partisë Demokratike.


Shkrimi u publikua sot (09.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)