Kryenegociatori: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda dhjetë ditëve, më pas takimi Putin-Zelensky

Kryenegociatori: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda dhjetë ditëve, më pas takimi Putin-Zelensky

"Një nga pikat kyçe të marrëveshjes së paqes do të jetë armëpushimi i menjëhershëm dhe tërheqja totale e ushtrisë ruse nga territori ukrainas". Në një intervistë për mediat polake, këshilltari i Presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, tha gjithashtu se sa kohë do të duhet, sipas tij, për të arritur një marrëveshje për të gjitha pikat.

"Një takim mes Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky do të organizohet pas marrëveshjes së çështjeve kryesore. Për marrëveshjen mund të na duhen nga disa ditë në një javë e gjysmë. Megjithatë, negociatat do të jenë një proces në shkallë të gjerë në të cilin marrin pjesë jo vetëm Rusia dhe Ukraina. Partnerët tanë, përfshirë Poloninë, gjithashtu marrin pjesë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, sepse ne nuk duam thjesht të nënshkruajmë një marrëveshje, por të zhvillojmë një mekanizëm konkret që garanton sigurinë tonë në të ardhmen. Deri më tani, si delegacioni rus ashtu edhe ai ukrainas janë në pozicionet e tyre. Mund të duhen nga disa ditë deri në një javë e gjysmë për të zgjidhur çështjet e diskutueshme. Në këtë hark kohor, ne duhet t'i afrohemi përfundimit të një marrëveshjeje paqeje. Do të ndodhë në javët e ardhshme: vendi nuk na intereson: mund të jetë kudo përveç Rusisë", shtoi ai, duke siguruar se marrëveshja e paqes do të marrë parasysh interesat e Ukrainës”.


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset