Këshilltarja e Trump: Po synohet
bllokimi i presidentit të ri

Këshilltarja e Trump: Po synohet<br />bllokimi i presidentit të ri
Një nga këshilltaret e presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, Kellyanne Conway, është shprehur se sanksionet që u ndërmorën kundër Rusisë nga presidenti në largim, Barack Obama, kanë si qëllim bllokimin e presidencës së Trump.

“As në kulmin e luftës së ftohtë SHBA nuk ka përjashtuar kaq shumë agjent. Shumë njerëz besojnë se këto sanksione janë vendosur me qëllim bllokimin e Donald Trump dhe të reduktojnë hapësirën  e manovrimit të tij ndaj Rusisë ,kur të vi në pushtet më 20 janar”, është shprehur Conway në një intervistë për CNN.

Obama lajmëroi se do të largonte nga vendi 35 diplomatë rus, si pjesë e sanksioneve që SHBA-ja vendosi ndaj Rusisë për ndërhyrjen e saj në zgjedhjet presidenciale.

Këshilltarja e Trump, Kellyane Conway, e ka cilësuar këtë masë të marrë nga presidenti Obama si të paprecedentë.

Gjatë ditës së enjte, presidenti në largim i SHBA-së, Barack Obama, ka nënshkruar një dekret ku janë vendosur sanksione diplomatike dhe ekonomike ndaj Rusisë.

Trump dhe Obama kanë pasur disa përplasje gjatë kësaj jave, ku vetëm pak ditë më parë, Donald Trump, e akuzoi atë për krijimin e pengesave në kalimin e pushtetit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot