Këta janë 11 kryetarët e PS që u shkarkuan dje në mbledhjen e Kryesisë (LISTA)

Këta janë 11 kryetarët e PS që u shkarkuan dje në mbledhjen e Kryesisë (LISTA)

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit të PS, Taulant Balla

"Shqiptarja.com" siguron emrat e 11 drejtuesve socialiste në rrethe që u shkarkuan dje pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste. Organi më i lartë vendimmarrës në selinë rozë nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, shkarkoi 11 drejtues në rrethe për neglizhencë, mungesë organizimi, mospërmbushje detyrash e objektivash dhe shthurje në ato degë bashkiake ku drejton opozita. 

Burime nga PS thanë për "Shqiptarja.com" se në vend të tyre do të komandohen kryetarë të rinj për një periudhë tremujore, pasi procedura për zhvillimin e zgjedhjes së tyre, një anëtar një votë, do të kërkonte më shumë kohë.

Kryetarët e PS që janë propozuar për t’u shkarkuar:

1. Arvit Osja – Shkodër
2. Gëzim Salla – Cërrik
3. Afrim Mikli – Dibër
4. Agron Ivani – Kurbin
5. Edvin Tuci – Përmet
6. Nertil Bellaj – Selenicë
7. Erold Begolli – Devoll
8. Edmonda Harizaj – Memaliaj
9. Abedin Katana – Tropojë
10. Elton Arbana – Shijak
11. Arjan Çepele – Ura Vajgurore

Në mbledhjen e fundit të grupit të PS, kryeministri Edi Rama u shpreh se ‘disa drejtorë legena po na nxijnë fytyrën’ duke thirrur urgjent mbledhjen e sotme të Kryesisë që solli shkarkimet. Mbledhja erdhi pas arrestimeve të ish-deputetëve Arben Ndoka dhe Arben Cuko, ky i fundi ish-drejtor i Burgjeve. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ish socialist: 24/10/2018 23:28

    KUKLLA E ED RAMES TAULANT BALLA ME VEPRIME MERR DETYREN E RE MGA RAMA DISTURBI DHE ZHURMUESI I OPOZITES NE PRAG TE VOTIMEVE . Si BASHA ASHTU DHE VASILI MOS TE MERREN ME ZHURMUESIN TAULANT BALLA CDO THENJE TE PALLED DIREKT DUHEN HEDHUR NE KOSH TE PLEHRAVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik