Këtë herë për ligjin e pronave, Komisioni i Venecias rikthehet të mërkurën në Tiranë

Këtë herë për ligjin e pronave, Komisioni i Venecias rikthehet të mërkurën në Tiranë

Pas vizitës 2 ditore për çështjen e shkarkimit të Presidentit Meta, një tjetër delegacion i Komisionit të Venecias do të mbërrijë në Tiranë nga 18 deri më 19 shtator 2019.

Kësaj here Komisoni i Venecias do të jetë në kryeqytet si pjesë e hartimit të një opinioni për ligjin e Pasurive të Palujtshme. Ekspertët e Komisionit të Venecias do të rikthehen të mërkurën në Tiranë, megjithatë edhe më parë   Ligji “Për Trajtimin e Pronës” është vlerësuar në përputhje të plotë me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut nga Komisioni i Venecias.

Në vitin 2016 Gjykata Kushtetuese i kërkoi mendim Komisionit pas ankimit pranë kësaj gjykate nga shoqatat e pronarëve. Shoqatat e Pronarëve kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pronat me pretendimin se bie ndesh me Kushtetutën dhe me Konventën Europiane të  Drejtave të Njeriut. Por nga ana e tyre Komisioni i Venecias ka argumentuar se ligji për trajtimin e pronave është në përputhje me standardet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndërkohë në agjendën e delegacionit thuhet se do të takohen  me deputetë, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme, të Financave dhe Ekonomisë, të Punëve të Jashtme, por edhe me Avokatin e Popullit dhe Avokatin e Shtetit, si edhe me përfaqësues të sistemit të drejtësisë, shoqërisë civile dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Drafti  është në rendin e ditës për seancën plenare të Komisionit në Tetor 2019. Përgatitja e këtij projekt-opinioni financohet përmes kornizës së "Për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë", një program i përbashkët i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, dhe zbatohet nga Këshilli i Evropës.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh