Kapiteni i Partizanit Alban Hoxha po stërvitet me një ‘shok të ri skuadre’ për sfidën kundër Egnatias.
Portieri i të kuqve këtë sezon ka luajtur shumë pak, pasi nuk është titular, ndërsa tani po mundohet të kapë formën më të mirë. Sot madje ai është stërvitur me të birin e tij, i cili qëndroi për disa minuta në fushë para se të vinte trajneri Colella.
Alban Hoxha shkëmbeu disa pasa me djalin para se stërvitja e të kuqve të fillonte normalisht. Padiskutim që nga ata tifozë të cilët shpresojnë që djali i Albanit të bëhet një futbollist i të kuqve, por për këtë duhet pritur.