Këtë të shtunë yjet flasin për dashurinë... horoskopi për ditën e sotme

Këtë të shtunë yjet flasin për dashurinë... horoskopi për ditën e sotme

Dashi

Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill

Këtë të shtunë yjet flasin për dashurinë dhe nëse jeni ende beqar/e mund të takoni shpirtin tuaj binjak. Në punë jeni më të shkujdesur se zakonisht gjë që ju bën t'i përjetoni më lehtë angazhimet tuaja të punës. Përveshni mëngët dhe do të shihni që gjithçka do të funksionojë. Mos u zemëroni nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit.

Demi

Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj

Në dashuri duhet të përpiqeni të mos e fusni këmbën në të dyja këpucët. Në punë ka ardhur koha të kërkoni më shumë siguri. Merrni kohën tuaj dhe përpiquni të kuptoni nëse gjithçka po shkon ashtu siç keni shpresuar.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor

Në dashuri jeni gjithmonë pak në kërkim të vëmendjes, por mos e teproni sepse partneri juaj mund të lodhet nga ky qëndrim. Në punë është koha të vendosni se në cilën anë jeni.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik

Disponimi juaj nuk është shumë i lartë, ndoshta ju duhet vetëm pak më shumë përqafime dhe qetësi. Nuk jeni të fokusuar në punë por mos u shqetësoni, javën e ardhshme do të jetë më mirë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht

Në këtë ditë përpiquni të mos provokoni shumë partnerin tuaj dhe të mos kërkoni shumë përgjigje. Është më mirë të prisni dhe ta përjetoni dashurinë me qetësi. Në punë vijnë propozime të reja për t'u vlerësuar.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator

Në dashuri ju duhet të gjeni një rrugë, ndaj jini të sinqertë me veten dhe kuptoni se për kë rreh zemra juaj. Në punë, është koha e duhur për të bërë ndryshime.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor

Dita favorizon çiftet që e duan njëri-tjetrin. Në punë, shfrytëzoni momentin, ka ardhur koha për të bërë atë gjënë që keni pritur. Do të shihni që gjithçka funksionon, janë situata të përkohshme por në fund do të jeni ju fitues.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor

Mos e mundoni veten gjithmonë në histori afatshkurtra, synoni për një dashuri të qëndrueshme e cila, thellë brenda, është pikërisht ajo që dëshironi. Në punë ka pak intolerancë, duhet të kuptojmë se ku është problemi.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor

Në dashuri është koha e duhur për të guxuar dhe për të hedhur veten në sherr. Në punë lodheni pak, merrni një ditë pushim. Për fat të mirë ju mund të shijoni një pushim fundjavë dhe relaksim pas një periudhe veçanërisht stresuese. Vetëm në këtë mënyrë do të kapërceni vështirësitë.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar

Në dashuri vjen një moment me fat. Në punë jeni gjithmonë në kërkim të një rruge, por herët a vonë do t'ju duhet të merrni një vendim. Do të shihni që gjithçka do të jetë shumë mirë, mos u zemëroni nëse gjërat nuk funksionojnë ashtu siç dëshironi.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt

Në dashuri vjen koha të zgjidhni cilin person të keni në krah. Në punë kushtojini vëmendje vetëm parave. Mos u zemëroni nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars

Mos u trishtoni nga mendimet e zakonshme për të shkuaren, shikoni përpara. Në punë është një ditë që duhet t'i dedikoni pushimit total. Shfrytëzojeni rastin për të pushuar dhe do të shihni që gjithçka do të funksionojë në fund. Nuk do ketë probleme të pazgjidhura, por gjithçka do të rregullohet sa më shpejt.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi miraton ndërtime strategjike në zonat e mbrojtura, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Punimet për linjën hekurudhore, sot në orën 22:00 bllokohet qarkullimi automjeteve në Rrashbull! Mjetet do duhet të përdorin aksin Tiranë-Durrës

Punimet për linjën hekurudhore, sot në orën 22:00 bllokohet qarkullimi automjeteve në Rrashbull! Mjetet do duhet të përdorin aksin Tiranë-Durrës