Keti Bazhdari, Sekretarja për të Përndjekurit Politikë në PS, ka qetësuar mbështetësit e saj përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, pas mosshfaqjes së saj në listën e kandidimit në Shkodër.

Keti shkruan: “Një gjë e kam të sigurtë që do të jem gjithmonë në mbrojtje të kauzës së drejtë, të njerëzve në nevojë, të qytetarëve që kërkojnë një ambient social kulturor dinjitoz që t’i rrethojë, të fëmijëve që duan shkolla të dijes, jo të presionit, të rinisë që do orientim, jo dhunim, të shtresave në nevojë që nuk shohin shpresë për shkak të rrethanave të tyre të pafat dhe kërkojnë një shtet mbështetës në hallet e tyre, të lirisë në zgjedhje, në të shprehur dhe të vepruar larg indoktrinimit dhe stilit imponues me metoda e mjete meskine apo të dhunës, të respektimit të aftësive dhe hapësirave që secili prej nesh disponon, të shtetit të së drejtës larg korrupsionit në drejtësi dhe zbatim”, shkruan Bazhdari.

Ndër të tjera, ajo shton se “e bazuar në dëshirën e mirë për të besuar te vullneti i familjes tonë socialiste dhe me forcën e kurajës që nuk më ka munguar kurrë, do të punoj çdo ditë, së bashku me shumë energji dhe vullnete të tjera”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.05.2013

Redaksia Online)
(b.m/shqiptarja.com