Keti Bazhdari nis fushatën: Do
përmbushim nevojat për shërbime

Keti Bazhdari nis fushatën: Do<br />përmbushim nevojat për shërbime
Stafi i punes per hartimin e programit elektoral i kandidates per kryetare bashkie ne Shkoder znj. Keti Bazhdari, do te te zhvilloje takime me 12 grupe interesi per te perfunduar se bashku programin e drejtimit te Bashkise Shkoder ne 4 vitet e ardhshme.

Sot u zhvillua takimi i pare me perfaqesues te shoqerise civile, ku Znj. Bazhdari ftoi dhe ndoqi me vemendje cdo sugjerim dhe problematike te shprehur nga mbi 40 drejtues te Organizatave Joqeveritare.

Gjate kuvendimit aktiv me pyetje dhe pergjigje te shumta, ra ne sy me shume rendesia qe do jepet nga stafi i ardhshem i Bashkise ceshtjes se transparences ne te gjitha sektoret, duke institucionalizuar bashkepunimin e ardhshme midis bashkise dhe qytetareve ku rolin kryesor per te perfaqesuar palen qytetare ne kete “kontrate sociale” me qeverisjen vendore te ardhshme e luajne perfaqesuesit e shoqerise civile.

Sot u iniciuan dy kontrata sociale mes paleve: organizates “Intelektualet e rinj Shprese”, perfaqesuar nga z. Blendi Dibra dhe organizates “ Hapat e Lehte”, perfaqesuar nga znj. Helga Dizdari , organizata keto qe mbulojne respektivisht te drejtat e te rinjve dhe te grave.

Ne vazhdim u evidentuan problematikat mbi marredhenien gati inekzistente mes drejtuesve aktual Bashkise Shkoder dhe organizateve pjesemarrese ne kete takim. Nder ankesat e shumta vlen te vecohen:

- Mungesa e transparences ne buxhetim per nevojat e sherbimeve sociale

- Buxhetim shume i vogel per te permbushur nevojat e komunitetit per sherbime

- Mos perkrahje e nismave vullnetare sidomos ndaj personave me aftesi ndryshe 

- Mungese bashkepunimi deri ne mosperfillje edhe ne rastet kur behet fjale per terheqjen e fondeve te Bashkimit Europian



Ne vazhdene takimit prej gati tre oresh u shfaq gadishmeria e kandidates per kryetare bashkie per te marre mbeshtetjen e organizatave jo vetem per programin e drejtimit por per te mbajtur bashkepunimi te ndersjelle e te vazhdueshem per nje te ardhme me te mire.

Ministrja er kultures mirela kumbaro gjate vizites se saj ne shkoder realizoi edhe nje takim me stafin e punes te kandidates per kryetare bashkise Keti Bazhdari.Ne fjalen e saj ministrja e kultures Kumbaro foli:

E vleresoj jashtezakonisht shume mundesi per te ndare kohe se bashku sidomos me pjesmarrjen e shoqerise civile. Shkembimi i ideve qe ta bejme nje komunitet te kete nje jete me te mire e me cilesore ne menyre qe te krijojme nje te ardhme me te mire. Jam shume e kenaqur qe shoh shume perfaqesues te artit dhe kultures dhe dua te ndaj nje shqetesim te kahershem per teatrin Migjeni. Dua te shpreh gadishmerine time dhe te gjithe qeverise per restaurimin e teatrit jo vetem si objekt kulture por edhe si monumente te njerzve te kultures.Un angazhohem te nxjerre nje fond nga qeveria qe ta bejme realitet kete projekt brenda vitit . Nga ana tjeter dua te ndaj nje element personal pasi edhe vete vij nga shoqeria civile. E di qe nga shoqeria civile nganjehere eshte i veshtire angazhimi por dikush duhet ta beje kete qytet me aksione konkrete brenda projekteve te permiresimit te cilesise se jetes. Le ti leme hapesire ideve te mira. Kur flasim per Shkodren duhet te krenohemi dhe te gjithe Shkodranet duhet te japin kontribut dhe po ashtu te gjithe shqipetaret. Sot inaguruam fillimin e punimeve ne fototeken Marubi. Shpresojme qe te mbajme angazhimin deri ne fund te vitit per nje muze te nje rendesie europiane.

Ndersa kandidatja per kryetare bashkie tha:

Ju falenderoj zonja ministre per prezencen e cila perkoj edhe me fillimin e punes me grupet e interesit, falenderoj per nxjerrjen ne pah te vlerave te harruara ne qytetin e Shkodres dhe sidomos vleresojme perpjekjet per operacione efektive dhe reale . Ne jemi ketu per te punuar dhe jemi mbledhur qe ti japim shkodres ekspertizen qe meriton .

Gjate takimit ministria e kultures ka miratuar edhe projektin e restaurimit te varrezave katolike te Rrmajit dhe ne menyre te vecante varrin e Marubit dhe te Kol Idromenos per te cilin fondi tashme eshte siguruar dhe pritet fillimi i punimeve.

Gjate takimit nga grupi i punes prane kandidates Bazhdari u propozua qe te shtohet mbeshtetja edhe nga ministria e kultures per te nderuar ne menyren me te mire kontributin e Shkrimtarit te ndjere Frederik Reshpja.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani