Ju ka ndodhur ndonjëherë t’i keni rrëfyer një sekret një shoku ose shoqeje dhe të nesërmen ta kenë mësuar të gjithë? Me siguri i keni thënë vetes që kjo është hera e fundit që ndani diçka me të tjerët, dhe se pas kësaj nuk do i besoni më askujt, por ja që keni rënë sërish në të njëjtin kurth.
Ju njohim me shenjat më të rezervuara të horoskopit që nuk çojnë fjalë lart-poshtë dhe mbajnë sekretin deri në varr.
-Akrepi
Në qoftë se i tregoni një sekret një Akrepi dhe i thoni të mos i thotë askujt tjetër, jini të sigurtë që nuk do t’ju lërë në baltë. Të lindurit nën këtë shenjë janë shumë të rezervuar dhe të besueshëm. Ajo që flitet mes jush dhe tyre ngelët po aty.
-Bricjapi
Personat e shenjës së Bricjapit jo vetëm që nuk do tregojnë kurrë një sekret që ju thonë, por ata as nuk do përdorin informacionet që kanë edhe nëse do ju duheshin. Ata janë transparentë, të organizuar dhe e dinë se nuk duhet abuzuar me besimin e dikujt.
Komente







