Këto janë efektet pozitive të konsumimit të moderuar të birrës

Këto janë efektet pozitive të konsumimit të moderuar të birrës

Sumerët shpikën birrën rreth 5000 vjet më parë, madje kishin dhe një perëndeshë të birrës, Ninkasi. Pirja e moderuar e birrës mund të ketë efekte pozitive në shëndetin tuaj.

Ja çfarë përfitime do të kini nëse konsumoni një birrë në ditë.

1. Përmirëson shëndetin e zemrës. Një studim i WebMD ka raportuar se 1.9 milionë britanikë të cilët konsumonin mesatarisht një birrë në ditë kishin më pak mundësi të prekeshin nga një sulm në zemër.

2. Rrit kreativitetin. Sipas një studimi të bërë nga ‘Men’s Health’ thuhet se ata që kanë një përqindje alkooli deri në 0.08 % kanë aftësi  në zgjidhjen e enigmave verbale më shpejt  se ata që nuk kishin konsumuar alkool.

3. Zvogëlon mundësinë e krijimit të gurëve në veshka.

4. Ndihmon të rimerrni energjitë pas një stërvitje të lodhshme.

5.  Nëse vuani nga tensioni i lartë dhe do ju duhet të zgjidhni mes verës, koktejleve dhe birrës, zgjidhni këtë të fundit.

6. Birra ka lëndë ushqyese. Përmban fibra të tretshmë, kalcium, hekur, magnez dhe kalium si dhe vitamina e minerale.

7. Përmirëson shëndetin e kockave. US News tregon se birra përman elementë që mbrojnë kockat dhe indet lidhëse. Konsumuesit e birrës janë më pak të ekspozuar të preken nga osteoporoza.

8. Ul nivelin e kolesterolit. ‘The American Heart Association’ botoi vitin e shkuar një studim ku tregonte se pirja e moderuar e birrës ndihmonte në neutralizimin e kolesterolit.

Burimi: Remedy Daily.com

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen