Klubi i Futbollit Tirana bën me dije se vajza e mitur e futbollistit Freddy Alvarez është ndarë tragjikisht nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin shqiptar. I gjithë klubi bardheblu po qëndron pranë futbollistit 30-vjeçar dhe familjes së tij në këto orë të vështira. 

Dyshimet e para të policisë lidhen me një rrëzim të vajzës nga krevati dykatësh (marinari), çka ka sjellë dëmtime të parikuperueshme. Prindërit e kanë gjetur të ndjerën me shenja jete, por në gjendje kritike dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital, por as ndihma e specializuar nuk e ka rikthyer të voglën në jetë.

"Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë. Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe", njofton klubi bardheblu.

KF Tirana kishte sot në program ndeshjen kundër Flamurtarit në orën 13:30, teksa dueli i Superligës është shtyrë për nesër (po në 13:30) pas mirëkuptimit mes dy klubeve. Mesfushori nga Costa Rica, Freddy Alvarez, u bashkua me KF Tiranën në merkaton e këtij janari, ndërsa është aktivizuar për tre takime në Superligë dhe Kupën e Shqipërisë.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet dhe shprehet se qëndron pranë futbollistit dhe familjes së tij në këto momente të vështira, ndërsa zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes KF Tirana - Flamurtari.

"Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij, pas ndarjes tragjike nga jeta të vajzës së tij. Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë Freddy Alvarez, familjes së tij dhe KF Tiranës në këtë moment zie", shkruan FSHF.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:00
Tragjedia e futbollistit të KF Tiranës, Armand Duka: Fjalët janë të pakta për të lehtësuar dhimbjen e një prindi dhe të një familjeje

1769248922_armandduka.JPG

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, shprehet shumë i prekur për ndarjen nga jeta të vajzës së futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez. Duka ka shprehur ngushëllimet nëpërmjet një reagimi në kanalet e komunikimit.

"Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të vajzës së vogël të futbollistit të KF Tirana, Freddy Alvarez më ka tronditur pa masë.

Në këto momente të vështira, fjalët janë të pakta për të lehtësuar dhimbjen e një prindi dhe të një familjeje.
Në emrin tim dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Freddy Alvarez-it, familjes së tij dhe klubit të Tiranës.

Jemi pranë jush në këtë humbje të pazëvendësueshme. U prehtë në paqe engjëlli i vogël", shkruan Duka.

Ora 10:36
Dyshohet se u rrëzua nga krevati, si humbi jetën vajza e mitur e futbollistit të KF Tiranës

1769247454_freddyalvarez.jpg

Vajza e futbollistit të KF Tiranës, Freddy Alvarez, u nda tragjikisht nga jeta mëngjesin e sotëm në kryeqytetin shqiptar. Dyshimet e para të policisë lidhen me një rrëzim të vajzës nga krevati dykatësh (marinari), çka ka sjellë dëmtime të parikuperueshme.

Prindërit e kanë gjetur të ndjerën me shenja jete, por në gjendje kritike dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital, por as ndihma e specializuar nuk e ka rikthyer të voglën në jetë.

KF Tirana është në zi për këtë ngjarje, ndërsa ndeshje kundër Flamurtarit është shtyrë për nesër në orën 13:30.

Ora 09:56
FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez, ngushëllime të sinqerta

1769245019_fshf.JPG

Federata Shqiptare e Futbollit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të vajzës së mesfushorit të KF Tiranës, Freddy Alvarez. FSHF bën me dije se qëndron pranë tij dhe familjes në këto momente zie.

Institucioni i futbollit zyrtarizon se ndeshja KF Tirana - Flamurtari nuk do luhet sot sipas programit, por nesër në orën 13:30 në stadiumin "Selman Stërmasi".

"Federata Shqiptare e Futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për lojtarin e KF Tiranës, Freddy Alvarez, dhe familjen e tij, pas ndarjes tragjike nga jeta të vajzës së tij.

Në shenjë respekti dhe solidariteti në këtë moment të rëndë, si dhe në dakordësi me KF Tiranën dhe KF Flamurtarin, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ndeshja Tirana–Flamurtari, e programuar të zhvillohej sot në orën 13:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”, është shtyrë. Takimi do të luhet nesër, në të njëjtën orë, 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë Freddy Alvarez, familjes së tij dhe KF Tiranës në këtë moment zie", bën me dije FSHF.

Ora 09:39
Ngjarja tragjike që preku KF Tiranën, shtyhet ndeshja kundër Flamurtarit

1769243997_freddyalvarez.jpg

Ndarja nga jeta e vajzës së futbollistit Freddy Alvarez ka tronditur KF Tiranën. Klubi bardheblu në mirëkuptim edhe me Flamurtarin kanë vendosur që sfida mes tyre e cila ishte programuar për këtë të shtunë në orën 13:30 të shtyhet. Dueli do luhet nesër (e dielë) në 'Selman Stërmasi' në orën 13:30.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Shkurt, 10:30

    Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?