KFOR-i në Kosovë, takim me
Shefin e FA-së së Shqipërisë, Bazo

Në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Prishtinë, Komadanti i KFOR-it gjeneral Guglielmo Luigi Miglietta mbajti sot një takim të nivelit të lartë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Jeronim Bazo.

Gjatë takimit, të dy oficerët e rangut të lartë dhe stafi ndërkombëtarë i KFOR-it diskutuan për zhvillimet e fundit në situatën e tanishme të sigurisë në Kosovë. Ata gjithashtu diskutuan për fluksin e migrimit dhe fenomenin kompleks te luftëtarëve të huaj.

KFOR-i si reagues i tretë në mbajtje të një ambienti të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, vazhdon të përmbushë plotësisht detyrat e tij, sipas mandatit të KB-ve.

Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar dhe çarëdo ndryshim i prezencës së KFOR-it në të ardhmen do të mbështetet në analiza të kujdesshme të kushteve në terren.

Ata u pajtuan që është e nevojshme të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse, humanitare dhe politike e çështjes së migrimit në Ballkan përmes përfshirjes të të gjitha palëve ndërkombëtare.

Gjenerali Bazo thekësoi rëndësinë e prezencës së KFOR-it në Kosovë dhe aftësinë e KFOR-it për të punuar në mënyrë konstruktive dhe koordinim të ngushtë me organizatat vendore dhe ndërkombëtare. “KFOR-i ka misionin më të vjetër, më të gjatë dhe më të suksesshëm të NATO-s, i cili promovon dhe ndanë vlerat e vendeve të NATO-s,” tha gjenerali Bazo.

Kjo ishte edhe një mundësi për gjeneral Miglietta të shprehë falenderimin e tij për profesionalizmin e ushtarëve të Shqipërisë të vendosur kryesisht si pjesëtarë të stafit të Shtabit të Përgjitshëm të KFOR-it.

Këto takime janë pjesë e bisedave të nivelit të lartë në kuadër të axhendës së KOMKFOR-it që kanë për qëllim ngritjen e dialogut dhe të kuptuarit e përbashkët në mes të vendeve që kufizohen me Kosovën. ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Polici maqedonas që 'vërshoi' tregun e Kosovës me para false