Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është përgjigjur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili propozoi që KFOR-i të marrë nën kontroll veriun propozim të cilin tha se e ka bërë më parë në samitin e NATO-s.

Në një intervistë për gazetën boshnjake Istraga, Kurti tha se kudo në Kosovë e para përgjigjet policia e pastaj KFOR e EULEX. Kësisoj sipas Kurtit kjo formulë nuk ka për të ndryshuar.

“Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, ka thënë Kurti.

Pas sulmit në Banjskë, kryeministri Edi Rama e sheh të vështirë situatën dhe për të parandaluar ngjalljen e një konflikti të armatosur, shefi i qeverisë shqiptare, propozoi sot që KFORI të marrë në dorë Veriun e Kosovës. Në një konferencë të posaçme, kreu i qeverisë tha se i druhet një skenari luftë në Veri të Kosovës.

Serbia sipas tij është përgjegjëse e drejtpërdrejt e sulmit që i mori jetën një efektivi, ndaj nuk u tërhoq nga qëndrimi se BE duhet ta dënojë, pavarësisht se kjo është hera e parë që vendi ynë nuk linjëzohet me Brukselin zyrtar. Ndërkohë kujtojmë se qëndrimi i Shqipërisë

Qëndrimi i Shqipërisë dy ditë më parë që për herë të parë që nuk mbështeti linjën e Bashkimit Evropian, ishte e vetmja mes vendeve kandidate dhe anëtare që nuk u dakordësua me deklaratën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është pritur mirë nga Brukseli zyrtar. Megjithatë, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë rezervë për kritikat e BE-së, njëjtë si ndaj Kosovës e Serbisë, për procesin e dialogut mes tyre, por se BE, duhet të kishte reflektuar edhe një reagim për sulmin e grupit të armatosur serb në Veri të Kosovës.

Për të shmangur luftën në udhëkryqin e veriut të Kosovës që sipas tij rrezikon më shumë se kurrë të kthehet në Dombas, atë që ka paralajmëruar prej kohësh, kryeministri Rama përsëriti fort këtë radhë se si duhet shtruar rruga e dialogut, që në dritën e zhvillimeve të fundit në Banjskë, e ul Prishtinën zyrtare në kushte më të favorshme që duhen shfrytëzuar. 

Kosovo's Prime Minister @albinkurti, in an interview with @IstragaB on @HayatMediaBIH this week, discussed Albanian Prime Minister Edi Rama's proposal for KFOR to assume control over northern Kosovo. Kurti stated: “We need joint patrols involving our police and KFOR along the… pic.twitter.com/ADTEN4M9T3

— Istraga.ba (@IstragaB) September 28, 2023

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
'KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun', këshilltarja e Kurtit reagon për deklaratën e Ramës: Heshtja e tij, ndihma më e madhe për Kosovën

1695905340_rama.jpg

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e vendit, pas sulmit terrorist të së dielës ndaj Policisë së Kosovës.

Mihali ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar nga KFOR që ta marrë kontrollin në veri e as që do ta bëjë, derisa ka thënë se heshtja e Ramës për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe dhënë Kosovës, në këto momente, raporton Express. Sipas Mihalit, “këtë e kërkon vetëm Serbia”.

“Mbase heshtja e Kryeministrit të Shqipërisë për disa ditë do të ishte ndihma më e madhe, në këto momente, dhënë Kosovës. Po ashtu, Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar që KFOR të marrë kontrollin në veri. E as nuk do ta bëjë. Këtë e di dhe çdo fëmijë i vogël. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Qeveria e Kosovës ka kërkuar vitin e fundit kryesisht shtimin e trupave të NATO-s në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën”, ka shkruar Mihali.

Rama ka thënë në konferencën e sotme për mediat se KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, propozim të cilin tha se e ka bërë më parë në samitin e NATO-s. Ai vuri në dukje se e ka paralajmëruar përshkallëzimin e ngjarjeve dhe theksoi se nuk duhet pritur më për të vepruar.

“Këtë e meriton dhe e pret që ta dëgjojë i gjithë ky rajon që boll ka vuajtur në historinë e vetë nga degradimet të hajvallëkut. Kjo histori mund të përshkallëzohet në përplasje të armatosura prej vitesh. E kam paralajmëruar prej kohësh mundësinë e pështjellimit të këtij skenari tragjik dhe fatkeq në veriun e Kosovës, qoftë në këtë tryezë apo në tryezat e tjera më të larta. Jo se jam më i mençur se të tjerët, apo se lexoj të ardhmen, por thjesht se nuk jam i zënë me hallet e gjithë botës, siç janë të mëdhenjtë e kësaj bote apo s’jam i mbyllur në qerthuj e së shkuarës, udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë. Në këtë sekondë sikur i shoh në faqet e mia të rrjeteve sociale plumbat e trimave. Jam mësuar me klubin mediatik në Shqipëri dhe ata në Kosovë si vëlla i Vuçiçit. Ata në Kosovë më bëjnë top. Sinqerisht i kuptoj pa asnjë problem. Ndërkohë që të tjerët, këta që bëjnë biznes politik dhe mediatik në Tiranë me thonjtë e krizave në Veriut të Kosovës, i neverisë. Të jeni të bindur që asgjë nga këto dhe askush nga këta, as nuk ma ndryshojnë vizionin. Gjithçka mund të përfundoj në gjakderdhje dhe në luftë. Po tani? Po më tej çfarë duhet pritur? Ç’duhet shmangur, dhe ç’duhet bërë e mundur. Shpresoj që shpërthimet në Veri të Kosovës mos ta kthejnë atë në një Donbas. Dialogu mes dy vendeve duhej të ngrihej në një konferencë ndërrajonale. Sot mimialisht formati i Brukselit, ku venë e vinë dy burra nga këtej, hynë e dalin dy burra atje, s’ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Bashkë me stokun e të gjitha marrëveshjeve, të pazbatuara, mund të sjellë largqoftë një stok viktimash të një konflikti të armatosur. KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Është propozim që e kam bërë më parë dhe në samitin e NATO-s”, pohoi Rama.