Irani kërkon dëmshpërblime për luftën e nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, si dhe një mënyrë të re për të menaxhuar Ngushticën e Hormuzit.

Kjo u bë e qartë nga Ajatollah Mojtaba Khamenei në një mesazh me rastin e 40 ditëve të vrasjes së babait të tij, Ali Khamenei.

"Ne me siguri do të kërkojmë kompensim për secilën nga dëmet e pësuara, dëmshpërblim për gjakun e dëshmorëve dhe kompensim për plagët e veteranëve të kësaj lufte", shkroi ai.

"Dhe me siguri do ta çojmë menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit në një fazë të re", shpjegoi ai. "Irani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga të drejtat e tij në negociatat me Shtetet e Bashkuara", shtoi Khamenei.

"Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk kërkojmë luftë, por në asnjë mënyrë nuk do të heqim dorë nga të drejtat tona legjitime". Në këtë kuptim, "ne e shohim të gjithë frontin e rezistencës si një tërësi të unifikuar", tha ai më tej, duke iu referuar Libanit.


Lajmi kryesor:

Netanyahu: Negociata me Bejrutin! Mediat: Përfaqësues të Izraelit e Libanit takime në Washington! Khamenei: Kompensim të dëmeve nga sulmet në Iran dhe menaxhim ndryshe i Hormuzit