Edhe ditën e sotme, errësirë masive në rajonin lindor të Ukrainës, Kharkiv, aty ku forcat ushtarake të Kievit kanë rimarrë nën kontroll qendra të shumta strategjike.
Furnizimi me energji elektrike u ndërpre dhe i gjithë transporti me energji elektrike, përfshirë metronë, u bllokua. Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme pati ndërprerje të mëdha të energjisë pas bombardimeve nga forcat e Moskës në infrastrukturën energjetike.
"Madhësia e ndërprerjeve të energjisë në Kharkiv është në të njëjtin nivel si dje," njoftuan autoritetet lokale.
Shkëputja e energjisë elektrike ndodhi pasi një zjarr masiv përfshiu një termocentral në Kharkiv pasi u godit sipas autoriteteve ukrainase nga raketa ruse ditën e diel.
Kryebashkiaku i Kharkiv, Igor Terekhov e përshkroi ndërprerjen e energjisë elektrike si "hakmarrje", ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkroi në Twitter se qëllimi i Rusisë ishte "të privonte njerëzit nga drita dhe nxehtësia". Rusia ka mohuar që forcat e saj të kenë shënjestruar civilët.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Ukraina: Rusia po pëson disfatën më të madhe që pas tërheqjes nga Kievi! Në Kharkiv zbulohen dhomat e torturës









