Tradhëtia e Tristan Thompson është përfolur kaq shumë nëpër media. I dashuri i Khloe Kardashian u ‘kryqëzua’ në rrjet për tradhëtinë që i bëri kësaj të fundit gjatë kohës që ishte shtatzanë. Megjithatë ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ tregoi se e kishte falur tradhëtinë e tij dhe ishte gati të vazhdonte lidhjen njësoj si më parë. Por së fundmi Tristan është ‘kapur mat’ sërish duke dalë nga një ‘club’ përkrah dy vajzave simpatike.
‘DailyMail’ shkruan se Tristan qëndroi rreth dy orë në ‘club’ me shoqërinë e tij e më pas doli i shoqëruar me dy vajza brune. Fansat e Khloe kanë nisur menjëherë mesazhe drejt saj duke einformuar për tradhëtinë e të dashurit. Se çfarë vendimi do të marrë Kardashian këtë radhë nuk dihet por ajo sapo dha një mesazh tëq koduar. Kur dikush ndryshon për mirë, lëri. Jepi mundësi të jenë një version i ri i vetes pa u fiksuar pas të shkuarës së tyre,”- shkrua Khloe në një postim në ‘Twitter’.