Ylli televiziv 33 vjeçar Khloe Kardashian është 'kaq e lumtur' për ardhjen në jetë të vajzës së saj në këtë botë. Është fëmija i parë me të dashurin basketbollist, i cili këtë javë u përfshi në një skandal, pasi u kap në video nga paparacët duke u puthur me një vajzë në një klub striptizmi.
Një burim i familjes Kardashian shprehet se: “Khloe në këtë moment nuk ndjen asgjë tjetër, më shumë sesa lumturi, për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë. Rëndësi ka që vajza është e shëndetshme dhe e bukur, absolutisht asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi se ajo”, shkruan “People”
Pavarësisht akuzave që rrethojnë Tristanin, i cili ka një djalë 16 muajsh me ish-in Jordan Craig , thuhet se Khloe po përqendrohet vetëm në të qenit nënë për herë të parë. Burimi gjithashtu shtoi se ajo në thelb e ka falur atë.

Komente
