Motrat Kardashian tanimë kanë fituar mjaft popullaritet në media dhe komentohen së shumti për jetën e tyre private.

Së fundmi ka qenë Khloe e cila ka tërhequr vëmendjen me një foto të postuar në rrjetet sociale.

khloe kardashian

Edhe pse është përfolur për problemet në martesën me partnerin Lamar Odom duket se Khloe di të argëtohet dhe të shijojë çdo moment.

Siç duket edhe në foto ajo ka marë pjesë në festën e këngëtares Katy Perry së bashku me mikeshat e saj të ngushta, ku është shfaqur në super formë.

khloe kardashian

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje është unaza e martesës në gishtin e bukuroshes Kardashian të cilën e mban ende edhe pas krizës në çift.

Ajo ka mbërritur në festë me makinën e saj Range Rover, ndërkohë që kishte veshur një palë xhinse të shkurtra dhe një bluzë të zezë, të cilat nxirrnin në pah linjat e tonifikuara.

khloe kardashian

(blerta.tusha/shqiptarja.com)