Pas tensioneve që kanë patur ditët e fundit, Luizi dhe Kiara ende nuk i kanë raportet e mëparshme. Këtë e tregoi debati i fundit kur nisën diskutime edhe për detaje të vogla.

Kiara i kërkoi Luizit të veshë rroba më të mira sepse ai është i dashuri i saj. Luizi duket se nuk u ndikua nga fjalët e Kiarës, pasi nuk u ndërrua dhe qëndroi me pizhame.

Pjesë nga Biseda:

Kiara: S’ke të veshësh një gjë dinjitoze?

Luizi: Tani se të erdhën rrobat ty, mua nuk më erdhën

Kiara: Po shko vish ato që ke, pak rroba ke ti

Luizi: Shumë kam

Kiara: Na bën sikur s’ke rroba

Luizi: Jam lakuriq komplet

Kiara: A je me mua? Apo..

Luizi: Jam me ty, jemi bashkë

Kiara: Bashkë jemi po shko kurohu

Luizi: Deri kur jemi bashkë

Kiara: Deri në finale

Luizi: Pse për lojë je duke më shfrytëzuar ti mua

Kiara: Po