Vetëm ata të dy, ballë për ballë me njëri-tjetrin kanë sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet e tyre. Kiara i ka kërkuar që të ketë më shumë kujdes me sjelljen e tij në vazhdim, ndërsa Luizi të cilit i shkëlqenin sytë është shprehur se pas asaj që kaluan as nuk e çon ndër mend diçka të tillë më.
“Ne ose do të ecim përpara bashkë, ose do të na ndajnë. Për të na ndarë, nuk na ndajnë dot se duan të tjerët që të marrim një vendim. Unë nuk dua të bëj çfarë më thonë të tjerët. Mund të më thonë shumë këshilla, unë bëj siç e mendoj vetë. Por, kam frikë nga ana tjetër. Duhet ta masësh mirë fjalën, veprimin para se ta bësh herë tjetër. E di dhe kam besim tek kjo gjë. Që ti nuk do të na shohësh më në këtë gjendje,”-tha Kiara.
'Sa më lumturon kur m’i thua këto! Unë thjesht kur e mendoj si shkuan ato ditë, nuk e çoj më nëpër mendje. 'Por, të thashë nuk e kam pasur për ndonjë gjë të keqe. As të të bëj të ndihesh keq, as të vuash, as të të mund. Të kam pjesë timen. Jam tjetër person kur jam afër teje,”-u përgjigj Luizi.