Kiara vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim si ditën e parë me Luizin. Madje, edhe pas incidentit, duket se marrëdhënia e tyre  nuk po rregullohet. Në dhomën e gjumit, Kiara i tha Luizit se është turp që një vajzë më e vogël se ai, ta mësojë atë sesi të sillet. Në mëngjes, Kiara u ankua se Luizi nuk i dha asgjë për të ngrënë, nuk e ndihmoi dhe ajo u detyrua të pi ilaçet esëll. Kiara ia ka bërë të qartë ndjenjat e saj Luizit, por mesa duket pret që ai të sillet mirë me të.

Edhe pse ky i fundit i ka shprehur hapur pëlqimin dhe gjithmonë i ka qëndruar pranë për çdo gjë, Kiara ende nuk ka krijuar besim.

 “Shpresoj që të kesh mësuar nga situatat e fundit. Në qoftë se ‘nuk je bërë njeri’ në 37 vite, nuk do bëhesh ndonjëherë, vetëm po ndodhi ndonjë mrekulli. Unë dua të mësoj nga mashkulli që do zgjedh të kem në krahë, jo ta mësoj unë atë...”, i tha Kirara.