Kiara i shpreh mërzinë Luizit; Jam mësuar me ty, do kem një boshllëk

Kiara i shpreh mërzinë Luizit; Jam mësuar me ty, do kem një boshllëk

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Kiara dhe Luizi prej javësh po e shijojnë një histori të bukur dashurie brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Dyshja që kur organizuan një ‘dasmë’ brenda BBVA ku edhe shkëmbyen puthjen e parë janë pothuajse të pandashëm.

Mirëpo, këtë javë Kiara dhe Luizi janë të nominuar bashkë me banorin e ri, Bledi Manen dhe çifti po ndjehen të rrezikuar. Ata këto ditë kanë dhënë mendimin e tyre se si do të rrjedhin gjërat dhe kanë shprehur shqetësimin që Kiara mund të jetë e eliminuara. Këtë së fundmi e bëri edhe moderatorja e cila i tha këngëtarit se është mësuar me prezencën e tij dhe nëse del do të ndihet bosh pa të.

“Do të vijë dita që do të dalë dhe ngaqë kam 60 ditë që jam me ty këtu, më duket si një boshllëk”, i tha Kiara-Luizit.

Ndërkohë, vendimi se kush do të largohet do të dihet të martën (21 shkurt) gjatë mbrëmjes së spektaklit të radhës.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve