Luiz Ejlli e ka treguar hapur që ka pëlqim ndaj Kiarës. Pas ditëlindjes dhe surprizës që i bëri, këngëtari është afruar akoma më shumë me të. Por në një moment kur po qëndronte pranë krevatit të saj, Kiara e pyeti nëse bezdiset që qëndron gjatë gjithë ditës pas tij.
Ndërsa Luizi zgjodhi që “të mos i shkonte më nga pas”.
“Ta shohim si është mos të të vij pas”, tha Luizi ndërsa Kiara ia ktheu “Do mërzitem”.
Më pas Luizi u largua dhe Kiara teksa po qëndronte në dhomë me Efin, i tha Armaldos që të kërkojë Luizin. Sapo hyri në dhomë ai i renditi të gjitha që ka bërë për të duke nisur nga ndryshimi i sjelljes deri te paraqitja e jashtme, gjë që shkaktoi mjaft të qeshura.