Kiara lë të habitur Luizin me deklaratën ndaj tij: Mos më nxirr keq, duhet të dukem e ndershme në sy të të tjerëve

Kiara lë të habitur Luizin me deklaratën ndaj tij: Mos më nxirr keq, duhet të dukem e ndershme në sy të të tjerëve

Kiara dhe Luiz

Luiz dhe Kiara, dyshja e Big Brother VIP që prej javësh kanë krijuar një lidhje romantike e ndajnë pothuajse çdo moment bashkë, disa të tilla edhe gjatë orëve të vonshme të natës.

Një moment jo i zakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa të dy po bisedonin të shtrirë në të njëjtin shtrat. Kiara bëri deklarata “të çuditshme” ndaj Luizit që këtë të fundit e lanë të habitur pavarësisht se moderatorja e njohur po i thoshte në formë shakaje.

“Ç’ke që bën kështu, kot, se i thashë nonës. Mos më bëj mua kështu ore. Mos më bëj kështu po të them, mbylle të thashë. Mos më bëj skena mua këtu në sy të gjithëve se më nxjerr keq a kupton. Më nxjerr keq a e kupton Kiarën, se Kiara nuk do të dalë keq. Kiara do të jetë e ndershme në sy të të gjithëve, të jetë e sinqertë”, dëgjohet të thotë Kiara.

Luizi duket i habitur pas fjalëve që Kiara ia thotë. Ndonëse dukej një reagim për shaka i Kiarës, me këtë moderatorja ndoshta ka tentuar të imitojë personat që nuk besojnë në raportin e saj ne Luizin.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë