Kiara nisi të qajë pas debatit të ashpër që pati me Efin. Teksa po fliste me Luizin, ajo tha se Efi të gjithë inatin që ka me Luizin, e shfryn me të, sepse me Luizin nuk matet dot.

Kiara shtoi se po i bëhet padrejtësi dhe se Efin e ka konsideruar mikeshë.

Luizi i tha Kiarës se nëse ajo do, ai do ia marrë hakun atyre lotëve që ajo po derdh dhe se e bën Efin të dalë nga shtëpia por kjo lëvizje do i kushtonte finalen.

Luizi e këshilloi Kiarën t’i bëjë ballë të gjithë shtëpisë, nëse ajo do të shkojë në finale.

Sipas tij, Kiara ka mundësi të bëjë lojë të fortë tani, pasi e ka të gjithë shtëpinë kundër dhe se duke qarë, nuk shkon dot në finale.