Moderatorja Kiara Tito ka folur për propozimin për martesë që mori nga Luiz Ejlli. Kiara teksa ka folur me Ronaldo Sharkën ka thënë se dëshiron një dasmë tradicionale, madje me shaka ajo thotë se do e organizojnë në stadium. Kiara thotë se kërkon një hapësirë të madhe që të ftojnë sa më shumë persona.
E pyetur nëse do i ftojë opinionistët Arbër Hajdari dhe Zhaklina Lekatarin në dasmë, Kiara thotë se do i ftojë të gjithë. Por, kjo pyetje vjen pasi dy opinionistët herën e kaluar u treguan të ashpër me Kiarën.
Si e mendon dasmën tënde me Luizin?
Kiara: Një dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium. Do doja një ambient që do të kishte mundësinë të mbante shumë, shumë njerëz brenda.
Me të gjithë këtë miqësi që keni krijuar, patjetër që po. Sa fëmijë mendon, me vullnetin e Zotit, ke qejf të bësh me Luizin?
Kiara: Unë kam qejf të kem dy fëmijë, ose tre, por sa të na japë Zoti, nuk është me plan kjo gjë.
A do e ftosh Zhaklinën dhe Arbrin në dasmë?
Kiara: Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasmë.
Amon mo VIP me zorr si ju të dy s'kens pa. A jeni pjesë e kujt kulti ju? Ju kan rekrutu me ba lojë e ba lek gjithashtu
PërgjigjuDasma tradicionale ku hidhet leku si me ken sheik nga Arabia
Fto edhe nga ato palacot e grupit luiziana qe duan veyem thashetheme
Përgjigju