Kiara Tito, ish-banorja e Big Brother Vip, kësaj here do të moderojë një emision në Top Channel. Kepi i Tundimeve është formati ku do ta shohim sërish Kiarën.
Moderatorja ka treguar se si e ka pritur bashëkshorti i saj, Luiz Ejlli këtë projekt. Ajo thotë Luizi është shprehur shumë suportues dhe entuziast.
“Dua të bëj një gëzuar me veten time se jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij projekti dhe do të shijoj këtë aventurë në Turqi. Kur i tregova Luizit për herë të parë, faktikisht ka qenë personi i parë që kam telefonuar pasi mora telefonatën për të qenë pjesë e këtij projekti dhe ishte shumë entuziast. Ai gjithmonë më ka mbështetur në çdo ide e projekt që kam pasur.”- u shpreh Kiara.
per asgje nuk je ti jo per emisjon.
PërgjigjuDuhet me e provu ,pastaj me e vlersu miku im