Kiara Tito, njëra prej banoreve të shtëpisë së “Big Brothëer VIP Albania” së fundmi ka qenë në një gjendje jo të mirë emocionale, kjo për shkak të banorëve të tjerë, më së shumti Kejvinës.
Ndërsa pothuajse të gjithë banorët e tjerë kritikojnë vazhdimisht dhe i kundërvihen Luiz Ejllit, vajzat e shtëpisë i kanë thënë moderatores së ajo po e përkrahë atë duke dalë kundër tyre. E ndjerë nën presion, moderatorja është përlotur. Duke përmendur një shpullë që Kejvina i ka dhënë Luzit, Kiara thotë se dhe ajo mund të bëjë të njëjtën gjë dhe me të.
"Nëse ka një njeri që i thotë gjërat e drejta ashtu siç janë ajo jam unë. Nuk kam mbrojtur Luizin në këtë rast se po japin mesazhe të gabuara për mua, nuk jam kundër vajzave. Nëse shoh një njeri që çohet dhe gjuan me shpullë, mund të ma bëjë edhe mua. Ndaj nuk dua të kem të bëj fare me Kejvinën pavarësisht se kam shumë gjëra për t'i thënë. Nuk dua se më ndyhet imazhi. Çohet Amosi dhe thotë se ajo reagoi mirë. Po si mund ta pranosh dhunën, si mund t'i pranosh shpullat. Kjo është më e tmerrshmja. Nuk i flas dot se kam frikë. Nuk dua të lë skena televizive. Më shantazhon."Ti çfarë ke me Kristin? E ke qejf?", tha Kiara.
Ditë e stome Kiara ka thënë se kundërshton dhunën fizike dhe psikologjike që banorët e tjerë po ushtrojnë ndaj Luizit.