TIRANE- Ceremonia e përmbylljes së Presidencës së Këshillit të Europës, është shfrytëzuar nga presidenti Nishani për të kërkuar anëtarësimin e Kosovës në KiE, ndërsa nga Kryeministri për të ftuar anëtarët e Këshillit të Europës të vëzhgojnë nga afër zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në qershor 2013.
BERISHA: SILLNI VEZHGUES PER ZGJEDHJE
Nga ana e tij Kryeministri Berisha ftoi anëtarët e KiE të vëzhgojnë nga afër zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai siguroi se “Qeveria do të bëjë gjithçka për një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare".
Kreu i qeverisë vuri theksin tek toleranca fetare, “si një trashëgimi e shkëlqyer e kombit tonë” dhe deklaroi se "historia e Shqipërisë, pavarësisht kalvarit që kombi ynë ka kaluar në këto 100 vjet Pavarësi, është një histori suksesi".
TIRANA ZYRTARE: TE ANETARESOHET KOSOVA
Duke folur në konferencën “Diversiteti në Evropë – një forcë për të ardhmen”, e cila mbylli kryesinë shqiptare të Këshillit të Europës, Presidenti Nishani tha: “Ne jemi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Në kushtet aktuale të një statusi neutral për çështjen e Kosovës, të gjiha vendet duhet të forcojmë kontaktet direke me të gjitha nivelet me Kosovën.”- tha presidenti i cili vlerësoi qëndrimin e sekretarit të përgjithshëm të KiE, Thorbion Jagland për vazhdimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Ndërsa ministri i Jashtëm Edmond Panariti pyetjes se sa e arritshme është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës iu përgjigj se "Një ndër objektivat kryesore të presidencës shqiptare ka qenë edhe afrimi i shtetit më të ri evropian, i Kosovës me KiE. Kjo ka qenë në agjendën e mandatit të kryesimit që e Shqipëria pati këto gjashtë muaj dhe ne kemi qenë të suksesshëm, po të kemi parasysh që vetë Sekretari i Përgjithshëm z. Jagland ka patur kontakte me autoritete të larta të Republikës së Kosovës dhe unë mendoj që ne e kemi promovuar përfshirjen e Kosovës në të gjitha nismat rajonale të ndërmarra në kuadrin e Këshillit të Evropës, gjë që u bë e mundur gjatë mandatit tonë këtë gjashtëmujor. Unë mendoj që edhe gjatë kalimit të presidencës tek shteti i radhës, Andora, angazhimi ynë për afrimin e Kosovës me KiE, posaçërisht me vazhdimin e përfshirjes së saj në nismat rajonale që KiE ka ndërmarrë dhe do të vazhdojë të ndërmarrë dhe në aderimin e saj në institucione të rëndësishme si një preambulë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB por edhe në KiE, roli ynë ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet aktiv."- tha Panariti.
SHQIPERIA MBYLL PRESIDENCEN E KiE
Konferenca u organizua në kuadër të përmbylljes së kryesisë Shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës. Presidenca i dorëzohet sot vendit pasardhës, Andora. Me këtë rast, Ministri Panariti i dorëzoi në mënyrë simbolike çelësin e Kryesisë së KiE-së.
Ministri Panariti, në cilësinë e Presidentit të Komitetit të Ministrave të KiE-së mbajti një raport mbi arritjet kryesore të Presidencës shqiptare, ndërsa Ministri i Jashtëm i Andorrës, Gilbert Saboya Sunyé, prezantoi prioritetet e Presidencës andorrene.
Ky ishte dhe aktiviteti përmbyllës i presidencës Shqiptare në KiE, ku Shqipëria do të dorëzojë zyrtarisht presidencën tek vendi pasardhës, Andora. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të 47 vendeve anëtare të KiE-së, vendeve vëzhguese, vendeve fqinje të Mesdheut, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si dhe autoritete të tjera të larta. Gjithashtu, në Konferencë morën pjesë si i ftuar special Jorge Sampaio, Përfaqësues i lartë i OKB për Aleancën e Qytetërimeve dhe ish-President i Portugalisë, Emma Bonino, Zv/Presidente e Senatit Italian, Sonja Licht, anëtare e Grupit të Personave të Shquar, hartues të raportit “Të jetojmë së bashku”, etj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com