TIRANË – Kryeministri Rama dhe Presidenti i Këshillit Europian Herman Van Rompuy kanë dalë pasdite në një konferencë të përbashkët për shtyp. Fjalën e ka marrë i pari Rompuy, i cili ka theksuar se “statusi kandidat për Shqipërinë po vjen gjithnjë e më afër dhe po bëhet gjithnjë e më tepër realist.”

VAN ROMPUY: NUK KA DYSHIM, E ARDHMJA JUAJ ESHTE NE BE

Presidenti i KiE, Van Der Rompuy tha:"Diskutimi ynë është fokusuar në procesin e integrimit europian të Shqipërisë Bashkimit . Kryministri Rama prezantoi në vija të gjera, aspiratat e koalicionit të ri qeveritar, duke treguar se integrimi në BE për vendin e tij është një prioritet i menjëhershëm dhe kyç.
 
Kryeministri më informoi mua në veçanti për politikën ekonomike dhe sfidat në fushën e i ligjit. Në morinë e aksioneve dhe të progresit në lidhje me reformat kyçe gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit,  është e rëndësishme  për Shqipërinë që të konsolidojë progresin e saj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
 
Unë theksova se Qeveria shqiptare duhet të vazhdojë të ndërtojë arritjet e saj dhe të sigurojë një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Përparimi konkret në rrugën e BE-së varet tërësisht nga Shqipëria dhe arritja e sukseseve, rezultateve në fushat kryesore të reformës .

Në bisedën tonë ne gjithashtu prekëm kontributin e Shqipërisë për stabilitetin rajonal . Ishte i mirëpritur fakti që Kryeministri Rama theksoi përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë për stabilitetin e kufinjve në rajon.

Unë gjithashtu vlerësoj synimin e tij për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me të gjithë vendet fqinje për ndërtimin e një rrjeti marrëdhëniesh ndërkombëtare për Shqipërinë. Unë shpreh besimin tim më të mirë për aspiratat e Qeverisë së re dhe mirëpres frymën e dialogut konstruktiv politik në Parlamentin e ri.
 
Unë konfirmoj mbështetjen time për përpjekjet e Qeverisë shqiptare drejt integrimit në Bashkimin Evropian ku statusi kandidat po bëhet gjithnjë e më realist. Unë ju inkurajoj për të vazhduar në këtë rrugë dhe nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian,” – përfundoi Rompuy.

RAMA: SI "ALEANCA PER SHQIPERINE EUROPIANE", NE SYNOJME INTEGRIMIN

Kryeministri Rama nga ana e tij tha se është pjesë e një koalicioni që ka emrin "Shqipëria europiane". "Unë garantova Presidentin se shpirti kontruktiv që u pa gjatë diskutimit në Parlament do të jetë edhe më i fortë dhe me presidencën e re, të gjitha palët do të kenë gjithçka që nevojitet.
 
Lidhur me marrëdhëniet me rajonin, "dua të vë në dukje se jemi shumë të kënaqur pas marrëveshjes Kosovë – Serbi. Siç tha z.President, është në interesin e rajonit për marrëdhëniet me BE-në e ne kemi punuar me shqiptarët ë Kosovës, serbët, maqedonasit, boshnjakët etj. për të forcuar bashkëpunimin dhe për t’i dhënë më shumë kuptim këtij procesi të paqes dhe për ta transformuar atë në një projekt për zhvillim edukativ e social. E siguroj Presidentin se Qeveria e re do të jetë për një Shqipëri europiane,"- përfundoi Rama.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)