KIEV, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ - Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko mbërriti sot në Kiev, ndërkohë që autoritetet ukrainase dhe rebelët prorusë po bëjnë përpjekje për të rënë dakord mbi datën e negociatave për paqe në Ukrainë, që pritet të zhvillohen në kryeqytetin bjellorus.
Por sipas burimeve brenda pushteti ukrainas, Lukashenko, do t'i kërkojë gjithashtu Kievit për ta ndihmuar të afrohet me Evropën, me qëllim që të distancohet përballë Rusisë, gjithmonë e më shumë e izoluar.
Lukashenko do të pritet nga homologu pro-perëndimor, Petro Poroshenko. Asnjë konferencë shtypi nuk është parashikuar gjatë kësaj vizite./
/ec/












