1762293513_aa.JPG

Dronë ukrainas sulmuan një rafineri në rajonin Ryazan të Rusisë, rreth 200 kilometra në juglindje të Moskës, sipas disa kanaleve Telegram sot. 

Guvernatori i Ryazanit, Pavel Malkov, pranoi në kanalin e tij se fragmentet e dronit shkaktuan "një zjarr në ambientet e një kompanie", pa dhënë detaje të mëtejshme.

"Sipas informacioneve paraprake, nuk ka të lënduar dhe shkalla e dëmit material është ende duke u vlerësuar. Shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje", tha ai.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Trump: Nëse do isha unë president, lufta s'do kishte nisur! 3 të vdekur nga sulmet ajrore ruse në Kherson