KIEV, 21 qershor /ATSH-AFP/ - Rojat kufitare ukrainase konfirmuan sot se separatistët prorusë kishin injoruar një armëpushim të njëanshëm urdhëruar nga Kievi dhe kanë vazhduar të sulmojnë forcat qeveritare në Lindje të vendit.
Sipas shërbimit ukrainas të rojave kufitare, tre ushtarë janë plagosur në një sulm gjatë natës kundër qendrës së kontrollit në rajonin e Donestkut, katër pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të urdhëruar nga presidenti, Petro Poroshenko, për t'i mundësuar rebelëve të depozitojnë armët.
"Kryengritësit prorusë kanë përdorur bomba dhe armë automatike. Sulmi ka plogosur tre roja kufitare, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe ka shkaktuar dëme të rënda në pajisjet dhe mjetet teknike", theksoi shërbimi i rojave kufitare në një komunikatë./
/ec/