KIEV - Ukraina vendosi sot të heqë dorë nga statusi i vendit të paangazhuar për t'u afruar në NATO, pas aneksimit nga Rusia të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe konfliktit me rebelët prorusë në lindje të vendit.
Pjesa më e madhe e 300 deputetë votuan në mbështetje të një projektligji në këtë kuadër, me vetëm tetë vota kundër.
Ligji tashmë duhet të nënshkruhet nga presidenti, Petro Porochenko, i cili përshëndeti miratimin e tij në rrjetin social Twitter.
"Ne kemi korrigjuar më në fund një gabim", deklaroi presidenti Poroshenko.
"Integrimi evropian dhe euro-atlantik është një rrugë që nuk ka alternativë për Ukrainën", shtoi ai.
Ky vendim i Kievit u dënua nga Moska para miratimit të tij.
"'De facto', bëhet fjalë për një kërkesë për anëtarësimin në NATO, gjë që transformon Ukrainën në një kundërshtar ushtarak potencial të Rusisë", deklaroi dje në mbrëmje në rrjetin social "Facebook" kryeministri rus, Dmitri Medvedev./ATSH/
/Shqiptarja.com