SIMFEROPOL, 24 dhjetor /ATSH-AFP/ - Ukraina e ndërpreu furnizimin me energji elektrike për Krimenë, njoftoi sot ministri i Energjisë i gadishullit, Sergei Egorov.
"Ukraina në mënyrë të njëanshme ndërpreu furnizimin me energji elektrike të Republikës së Krimesë dhe qytetit të Sevastopolit", tha ai.
Që nga pranvera e kaluar, Krimea dhe Sevastopoli janë subjekte të Federatës Ruse, ndërsa Kievi i konsideron si territore të pushtuara.
Sipas Egorovit, Krimea ndërmori masa për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike për të siguruar energji elektrike për gjysmën e gadishullit.
"Jemi duke negociuar me Ukrainën për ripërtëritjen dhe furnizimin me energji elektrike për republikën", deklaroi ai./ a.jor.









