Kiev, vritet politikani rus anti Putin
Qeveria:Moska mbrapa sulmit

Kiev, vritet politikani rus anti Putin<br />Qeveria:Moska mbrapa sulmit
Në Ukrainë nuk ndalen trazirat.

Në qendër të Kievit janë dëgjuar të shtëna ku dy persona kanë humbur jetën mes të cilëve edhe ish deputeti i parlamentit rus Denis Voronenkov,ish parlamentar komunist i arratisur në Ukrainë.

Ish deputeti pasi shkoi në Ukrainë kritikoi ashpër autoritetet ruse dhe dëshmoi kundër ish presidentit Yanukovich.

Denis është shquar edhe si një element kundërshtar i presedentit Putin

Ndërkohë një  tjetër ngjarje trondit vendin një fabrikë municionesh shpërtheu ditën e sotme në një zonë në Ukrainën Lindore.

Rreth 20 mijë persona janë evakuar nga zona ndërsa mediat raportojnë se ishte një sulm i mirëkoordinuar e sipas të përditshmeve ishte një sabotazh.

Fatmirësisht nuk janë shënuar viktima apo të plagosur ndërsa autoritetet po kujdesen për sigurinë e zonës. 



  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)