Kievi: 74 mijë ushtarë rusë të vrarë, 2734 tanke të shkatërruar

Kievi: 74 mijë ushtarë rusë të vrarë, 2734 tanke të shkatërruar

1663947219_rust.JPG

Humbjet në radhët ruse që nga dita e sulmit të Moskës në Ukrainë më 24 shkurt kanë arritur në 74,000. Kjo bëhet e ditur nga buletini ditor i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shifra të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, deri më sot humbjet ruse do të ishin rreth 74,000 burra, 2,734 tanke, 5,552 automjete të blinduara, 1,755 sisteme artilerie, 390 raketahedhës të shumëfishtë, 198 sisteme të mbrojtjes kundërajrore. 

Sipas buletinit, ku saktësohet se të dhënat po përditësohen për shkak të luftimeve intensive, forcat ruse kanë humbur gjithashtu 277 avionë, 258 helikopterë, 4162 makina, 16 njësi detare dhe 1442 dronë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Pro rusët: Centrali i Zaporizhzhia nën juridiksionin rus! 6 anije me grurë nisen nga portet e Ukrainës


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online